image Hoti takohet me Escobarin: ShBA-të janë aleati ynë strategjik dhe miqësia me ta duhet të vazhdojë përherë

Politikë

Hoti takohet me Escobarin: ShBA-të janë aleati ynë strategjik dhe miqësia me ta duhet të vazhdojë përherë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se me Escobar kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që të dy shtetet duhet të kenë me njëra tjetrën.

Hoti ndër të tjerash ka theksuar se ShBA-të janë aleati strategjik i Kosovës dhe miqësia e shenjtë me ta duhet të vazhdojë përherë.

Postimi i plotë:

Sot u takova me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar.

Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!🇽🇰🇺🇸

/GazetaSinjali/