Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Vjenë.
Hoti tha se me Escobar diskutuan për dialogun dhe hapat tutje.
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, shkroi Hoti.
Hoti bashkë me Arben Gashin po e përfaqësojnë LDK-në në margjinat e takimit me EPP-në.
Postimi i tij i plotë:
Në Vjenë, në margjina të takimit me EPP, ku me Arben Gashin po e përfaqësojmë LDK-në, kisha një takim shumë miqësor me z. Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike.
Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara.