image Hoti takohet me drejtuesit e OEK dhe OEAK, flasin për rimëkëmbjen e ekonomisë

Financa

Hoti takohet me drejtuesit e OEK dhe OEAK, flasin për rimëkëmbjen e ekonomisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike, Berat Rukiqin dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka.

Në këtë takim ata kanë diskutuar lidhur me programin e rimëkëmbjes ekonomike.

Kryeministri Hoti njoftoi drejtuesit e dy odave ekonomike lidhur me aktivitetet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe përgatitjet për zbatimin e masave tashmë të aprovuara nga pakoja e rimëkëmbjes.

Gjatë takimit u diskutua edhe lidhur me sfidat me të cilat po ballafaqohet sektori privat në Kosovë pas shpërthimit të pandemisë, si dhe nevojën e dinamizimit të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve me qëllim të tejkalimit të situatës aktuale në të cilën ndodhet sektori privat dhe ekonomia e vendit. /Gazeta Sinjali/