Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi një takim virtual me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, transmeton Gazeta Sinjali.
Kreu i ekzekutivit ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë për vendosjen e ligjshmërisë dhe adresimin e të gjitha sfidave në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sipas komunikatës qeveritare, ky takim erdhi pas bashkëbisedimit që Kryeministri Hoti, zhvilloi dje me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, ku u zotua për thellimin e bashkëpunimit me qeveritë e këtyre vendeve në fushën e sundimit të ligjit. /Gazeta Sinjali/