Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it. /Gazeta Sinjali/