image Hoti: Sot presim të nënshkruajmë marrëveshjet edhe me partitë tjera, AKR-ja do të jetë në qeveri

Kosovë

Hoti: Sot presim të nënshkruajmë marrëveshjet edhe me partitë tjera, AKR-ja do të jetë në qeveri

news image

I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se sot besojnë se do t’i përmbyllin marrëveshjet për koalicion me Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Posa të nënshkruhet koalicioni i plotë, Hoti tha se do të bëjnë kërkesë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme ku do të votohet qeveria e re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kështu po presim, që sot t’i përbyllim marrëveshjet edhe me partnerët tjerë të koalicinit dhe të lëvizim menjëherë përpara”, deklaroi Hoti.

“AKR, siç kam thënë dje do të jetë pjesë e koalicionit”, tha ai, kur u pyet për partinë e Behgjet Pacollit.

Më herët, LDK-ja ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me AAK-në. /Gazeta Sinjali/