Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është thirrur sot edhe në një tjetër interpelancë në Kuvendin e Kosovës.
Interpelanca është planifikuar që të mbahet në orën 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Thirrja për interpelancën e Hotit është bërë me kërkesë të tetë deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.
Kuvendi i Kosovës edhe dje mbajti një seancë, ku Hoti ishte i ftuar për dy interpelanca, por e njëjta dështoi pasi që nuk kishte kuorum të mjaftueshëm, vetëm 44 deputetë ishin në sallë.
Ndërkohë ditë më parë nga PDK-ja kanë njoftuar se deputetët do të bojkotojnë seancat e Kuvendit këtë javë për shkak të zhvillimeve nga Gjykata Speciale./Gazeta Sinjali/