Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të ketë Minishengen Ballkanik, ashtu siç u përmend dje në samitin virtual me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Këto komente Hoti i ka bërë kur është pyetur nëse do t’i bashkohej kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq, në takimet për minishengenin.
“S’ka Minishengen Ballkanik, ka integrime evropiane dhe bashkëpunim sa më të mirë në rajon”, ka thënë ai.
Hoti theksoi se duhet të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik në regjion.
“Duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik në regjion, në të mirë të qytetarëve”, tha Hoti. /Gazeta Sinjali