image Hoti: Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?

Politikë

Hoti: Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas takimit trilateral në Bruksel.

Ish-kryeministri i Kosovës ka shtruar tri pyetje, duke aluduar se marrëveshja është arritur pa njohje në qendër.

Postimi i plotë i tij:

1. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?!

2. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?!

3. Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!

/GazetaSinjali/