image Hoti: Si duket kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë, të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar

Shëndetësi

Hoti: Si duket kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë, të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar

news image

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë.

Ai ka thënë se pritjet për këtë situatë me COVID-19 ishin krejtësisht ndryshe, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pritjet tona kanë qenë që fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, kurba e rasteve të vjen duke rënë, por siç duket, sikur po ndodhë në regjion e në botë, edhe ne po hyjmë në fazën e dytë të pandemisë dhe si duket që qysh tash kemi hy në këtë fazë”, tha Hoti.

Kryeministri ka kërkuar që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar, që parasheh angazhimet e të gjitha ministrive përkatëse dhe institucioneve mbështetëse të nivelit qendror dhe lokal, si dhe angazhimin e sektorit privat.

“Kërkesa ime është që nga sot të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar. Lus ministrin e Brendshëm që ta marrë parasysh këtë kërkesë timen dhe menjëherë të thërras në një takim të parë punues ekipin e nevojshëm, bartësit e institucioneve për të siguruar zbatimin në praktikë”, tha Hoti. /Gazeta Sinjali