image Hoti shpreh dëshirë për t'u përballur me kandidatët tjerë për kryeministër

Politikë

Hoti shpreh dëshirë për t’u përballur me kandidatët tjerë për kryeministër

news image

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur se do të dëshironte një përballje televizive me kandidatët tjerë për kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti tha se është i gatshëm që të debatojë me kandidatët tjerë për programet në ekonomi, shëndetësi e politikë të jashtme.

“Do të doja t’i kisha përballë edhe kandidatët tjerë dhe t’i krahasojmë programet tona për ekonomi, shëndetësi, politikë të jashtme. Të debatonim për këto programe pa u fyer, por vetëm duke i ballafaquar ato. Duhet ta bëjmë garën zgjedhore me standard demokratike, e jo debate për listat zgjedhore”, ka thënë Hoti në televizionin publik. /Gazeta Sinjali/