Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur se do të dëshironte një përballje televizive me kandidatët tjerë për kryeministër, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoti tha se është i gatshëm që të debatojë me kandidatët tjerë për programet në ekonomi, shëndetësi e politikë të jashtme.
“Do të doja t’i kisha përballë edhe kandidatët tjerë dhe t’i krahasojmë programet tona për ekonomi, shëndetësi, politikë të jashtme. Të debatonim për këto programe pa u fyer, por vetëm duke i ballafaquar ato. Duhet ta bëjmë garën zgjedhore me standard demokratike, e jo debate për listat zgjedhore”, ka thënë Hoti në televizionin publik. /Gazeta Sinjali/