image Hoti: ShBA-ja i kërkon Qeverisë të shtyjë vendimin për targat, e këta shkojnë takohen me Petkoviqin në Bruksel

Politikë

Hoti: ShBA-ja i kërkon Qeverisë të shtyjë vendimin për targat, e këta shkojnë takohen me Petkoviqin në Bruksel

news image

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në lidhje me çështjen e targave.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një postim në Facebook shkruan se aleati kryesor i vendit, ShBA i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, ndërkaq Qeveria takohet me Petar Petkoviqin në Bruksel.

Më tej Hoti tha se tashmë vendimi është marrë nga Qeveria dhe nuk ka çfarë të negociohet më.

“ShBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!

Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!

“Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar Avdullah Hoti.

/GazetaSinjali/