image Hoti: S’do lejoj askënd të futet në kompetencat e mija për dialogun

Kosovë

Hoti: S’do lejoj askënd të futet në kompetencat e mija për dialogun

news image

Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë do ta udhëheq ai, e jo presidenti Hashim Thaçi.

Hoti gjithashtu theksoi se Kushtetuta e Kosovës i jep atij kompetenca për udhëheqjen e dialogut.

“S’do e lejoj askënd të futet në kompetencat e mija kushtetuese. Nuk kam të drejtë, e as nuk dua që përgjegjësitë e mia kushtetuese t’ia delegoj dikujt tjetër”, u shpreh Hoti në një lidhje direkte në News24.

Hoti tha se nuk do ketë përplasje mes krerëve të institucioneve, pasi që Kushtetuta e bën të qartë, sidomos procesin e dialogut. “Presidenti gjithashtu ka kompetencat e veta”, tha ai./ Gazeta Sinjali/