image Qeveria Hoti rikthen sekretarët e shkarkuar të ministrive

Politikë

Qeveria Hoti rikthen sekretarët e shkarkuar të ministrive

news image

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës sot është marrë vendim për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj koronavirusi.

Kryeministri Avdullah Hoti theksoi se ky komision është themeluar me qëllim që të informojë kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë për aktivitetet e luftimit të pandemisë.

Hoti ka paraqitur edhe përbërjen e këtij Komisioni, me profesionistë shëndetësorë.

Në këtë mbledhje është bërë edhe themelimi i Komiteti për Partneritet Publiko-Privat.

Po ashtu në mbledhjen e qeverisë është marrë vendim për ricaktimin Burim Rrecit si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

“Në emër të minsitrisë, për riemërimin e z.Burim Rreci në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor. Bazuar në rregullore, për fushat e përgjegjësisë administrative, ministria është e pavarur dhe duhet të kthehet sekretari i saj pasi që pushojnë arsyet për listë tepricë për z.Burim Rrecaj. Kërkojmë me mirësjellje që këtë vendim ta shqyrtoni dhe votoni në këtë mbledhje të Qeverisë”, ka thënë ministri Vesel Krasniqi.

Vendim është marrë edhe për Izedin Bytyqi për ricaktim si Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.

Pas propozimit të ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, Qeveria mori vendim për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupi.

“Në emër të ministrisë propozoj që Qeveria të merr vendim për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit”, tha Abrashi.

Me propozim të ministrit të MPB-së Agim Veliu, qeveria në mbledhjen e saj mori vendim që Lulëzim Ejupi të ricaktohet sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme.-

Ndërsa, me propozim të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, qeveria mori vendim që Ekrem Kastrati të emërohet Kryeinspektor i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Gazeta Sinjali/