image Hoti: Rifillimi i dialogut me Serbinë hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve

Kosovë

Hoti: Rifillimi i dialogut me Serbinë hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve

news image

I Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Richard Grenell, përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar se më 27 Qershor nisë dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell ka shkruar se ka marrë angazhim nga të dyja shtetet për ta filluar dialogun dhe për t’u ndalë fushata e mosnjohjes.

Pas këtij njoftimi të ambasadorit Grenell ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

“Aktivitetet e koordinuara me partnerët tanë, veçanërisht me Qeverinë e SHBA-së dhe Richard Grenellin, ka dhënë rezultatet e para, duke bërë që Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve.Vazhdimi i dialogut është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në Facebook. /GazetaSinjali/

Bashkërendimi i aktiviteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht me Qeverinë Amerikane, ka dhënë rezultatet e…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, June 15, 2020