image Hoti refuzon të komentojë deklaratën e Trumpit, se gjoja ai dhe Vuçiq u puthën e u përqafuan në Washington

Politikë

Hoti refuzon të komentojë deklaratën e Trumpit, se gjoja ai dhe Vuçiq u puthën e u përqafuan në Washington

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është përgjigjur pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se ndaloi luftën 400-vjeçare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti pas takimit me Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik tha se nuk i komenton deklaratat e Trumpit, të bëra dje në një tubim të kampanjës zgjedhore.

“Nuk i komentoj deklaratat e presidentit Trump”, tha Hoti.

Kujtojmë se Trump deklaroi se ndaloi luftën 400-vjeçare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë ai cilësoi raportet aq të mira sa që deklaroi se krerët e delegacioneve ishin duke u puthur dhe përqafuar.

“Ata kanë luftuar për 40 vjet. Unë mendoj se ata kanë luftuar për 400 vjet, a doni ta dini, por ata kanë qenë duke luftuar për një kohë të gjatë. Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Krejt papritmas, dy muaj më parë, ata ishin në Zyrën Ovale, duke u përqafuar e duke u puthur, ishte e lehtë”, deklaroi ndër të tjera Trump./Gazeta Sinjali/