image Hoti: Reciprociteti do të rikthehet nëse dialogu nuk përfundon me sukses

Politikë

Hoti: Reciprociteti do të rikthehet nëse dialogu nuk përfundon me sukses

news image

Kryeministri Avdullah Hoti në interpelancën në Kuvendin e Kosovës tha se arsyeja e vetme pse i ka hequr masat e reciprocitetit është që të fillojë dialogun duke thënë se çdo skenar tjetër është i paqëndrueshëm.

“Nuk po hymë në dialog për normalizimin e linjave të autobusëve as për zgjidhjet teknike, sepse kemi dialoguar që nëntë vjet për këto. Po hymë për njohje reciproke dhe për asgjë tjetër. E ruajmë të drejtën tonë nëse dialogu s’është i suksesshëm dhe do ta marrim vesh shpejt nëse s’është. Kjo është çështje javësh kur do të dimë a mund ta përmbyllim marrëveshjen apo jo, ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran për të vendosur masat e reciprocitetit. Ne nuk kemi hequr dorë nga sovraniteti”, ka thënë Hoti.

Hoti po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij të enjten në Bruksel, të cilën do ta shfrytëzojë edhe për të kërkuar liberalizimin e vizave dhe ndihmë financiare për Pakon e Rimëkëmbjes.

“Kur e kemi marrë vendimin e guximshëm për të hequr këto masa PDK na ka përshëndetur vendimin. Vizita jonë në Bruksel të enjten s’e zëvendëson takimin në Wasnhington. Por, ka për qëllim që të kërkojmë liberalizimin e vizave dhe të koordinojmë qëndrimet për atë se sa është e mundur ndihma për Pakon e Rimëkëmbjes”, ka deklarua Hoti në Kuvend. /GazetaSinjali/