Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në këtë kohë të krizës dhe inflacionit të lartë, pagat duhet të rriten e jo të ulen.
Reagimi i Hotit vjen pasi kryeministri Kurti mori vendim për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.
Hoti ka thënë se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të prekën dhe se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti është joligjor. Ai ka treguar edhe kohën kur është shqyrtuar ky vendim gjatë qeverisjes VV-LDK.
“Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.”, ka shkruar Hoti në Facebook.