image Hoti reagon pasi GJK shpalli të pavlefshëm Ligjin për KPK-në: Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit

Politikë

Hoti reagon pasi GJK shpalli të pavlefshëm Ligjin për KPK-në: Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit

news image

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar vlerësim të kushtetueshmërisë.

Sipas njoftimit, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se pas vlerësimit të ligjit bazuar në kërkesat e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Pas kësaj ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit, vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori.

Postimi i plotë:

Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues.

Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori.

/GazetaSinjali/