image Hoti reagon pas vërejtjeve të Kushtetueses lidhur me shfuqizimin e Ligjit për Paga

Politikë

Hoti reagon pas vërejtjeve të Kushtetueses lidhur me shfuqizimin e Ligjit për Paga

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria që ai udhëheq me urgjencë do t’i trajtojë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej, Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në takime urgjente të organizuara me përfaqësues të sindikatave, janë dakorduar që qeveria menjëherë ta formojë grupin punues, për ta proceduar në Kuvend Ligjin e Pagave.

“Me urgjencë do t’i trajtojmë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese! Sot, në takime urgjente të organizuara me përfaqësues të sindikatave jemi dakorduar që qeveria menjëherë ta formojë grupin punues, për ta proceduar në Kuvend Ligjin e Pagave, duke marrë parasysh argumentet e Gjykatës Kushtetuese, por edhe grupet tjera që mund të kenë pasur vërejtje për këtë ligj. Unë do të vazhdoj të komunikoj me sindikalistët, do të jem afër me ta dhe do ta mbikëqyr nga afër punën e grupit punues që do ta përgatisë Ligjin e Pagave për ta dërguar sa më parë në Kuvend”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri Hoti.

Kujtojmë se, gjatë ditës së djeshme Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Kushtetuesja ka njoftuar se ka marrë vendim të shquqizojë vendimin për caktim të masës së përkohshme të 12 dhjetorit 2019, si dhe vendimin për vazhdim të masës së përkohshme të 30 marsit 2020./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3415405988520731?__xts__[0]=68.ARDRhF3UUZYi_fB_nQFWS3V94On4Bcly6kE8WVwxVJ6F9B-54N_4VuK2aFAq_–M2zzbceD5wVwZ0WKJ0YRA326sy7r_qocTRaFHv6zP-BVFBPRsn-qR4oFuxC777ihQaAL1w38LVeEJFCFPNdEda4kZ8AjMFd4NKVjb37Fi2xWdwHVky3tc8oH7dM6lPQSq5n-TvToKDkKq5edt-FP4Q23p7Q6MlZ3bNFstcCLgOGYSE7LQA9dIn2aEcEurz_yKrHOouSLn3jVAnCxJEWN9TnBMY5kzO6ijCjomnOVfX6oXvCaanHpMUJVcnTopvZLtXhRnBblg7epStWsHZCqXdytJCg&__tn__=-R