image Hoti reagon ndaj premtimit të Veselit: Ke mundur ta bësh

Kosovë

Zgjedhjet/ Hoti reagon ndaj premtimit të Veselit: Ke mundur ta bësh

news image

Premtimi i kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veselit për zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, duket se e ka irrituar anëtarin e Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hotin.

Veseli bëri një premtim lidhur me TVSH-në, e kjo Hotit i është dukur hipokrizi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, premtoi se do ta zhvendosin pagesën e TVSH-së.

“Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri. Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit”, ka shkruar Veseli.

Lidhur me këtë ka reaguar Avdullah Hoti i LDK-së. Sipas Hotit, këtë premtim, Veseli dhe PDK-ja kanë mundur ta bëjnë sa kanë qenë në pushtet.

“Këta që po premtojnë zhvendosjen e mbledhjes së TVSH-së brenda vendit e kanë pasur rastin ta bëjnë për dy vite. Të gatshëm e kanë pasur ligjin për bashkim të ATK-së dhe Doganës për të krijuar kapacitetet për këtë, dhe pastaj edhe ndryshimet në ligjin për TVSH.
Kanë bërë të kundertën. E kanë sjellur në Kuvend ligjin për TVSH-në ku kane paraparë edhe një agjenci shtesë për TVSH, e cila gjë e rritë më tutje burokracinë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se është programi i LDK-së ai që do ta bëjë bashkimin e ATK-së dhe Doganës, ku do të zhvendoset pagesa e ATK-së brenda vendit. /Gazeta Sinjali/