Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, nesër nga ora 11:00 do të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ndërsa ai do të udhëtojë në Bruksel, më 25 qershor dy ditë para takimit në Washington.
E më 27 qershor delegacioni i Kosovës i prirë nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të ketë takime në Washington me palën serbe për rifillimin e dialogut./GazetaSinjali/