image Hoti raporton nesër para deputetëve për 2 pika të marrëveshjes së Washingtonit dhe për Asociacionin

Hoti raporton nesër para deputetëve për 2 pika të marrëveshjes së Washingtonit dhe për Asociacionin

news image

Kuvendi i Kosovës pritet që nesër të mbajë dy seanca plenare, raporton Gazeta Sinjali.

Seanca e parë është vazhdim i seancës së kaluar dhe gjatë saj do të hidhen në votim pikat e mbetura nga ajo seancë.

Ndërkaq, seanca e dytë do të jetë një seancë e re plenare, e cila pritet të fillojë nga ora 10:00.

Kjo seancë do të përfshijë tri interpelanca të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili, me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, do të raportojë rreth dy pikave të marrëveshjes së Washingtonit dhe qëndrimit të tij për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rendi i ditës – Vazhdimi i seancës së kaluar

3. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,

5. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

6. Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

7. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,

8. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

9. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256,

10. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.

Ndërkaq, seanca e dytë plenare do të fillojë në orën

Rendi i ditës – Seanca e re plenare

1.  Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,

2.  Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,

3.  Interpelancë me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe./Gazeta Sinjali/