image Hoti, Qeverisë: Me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike, fundin e keni afër

Politikë

Hoti, Qeverisë: Me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike, fundin e keni afër

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka akuzuar për “demagogji” qeverinë në pushtet, lëvizjen Vetëvendosje.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Hoti tha se me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje, por se në këtë mënyrë nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike.

Hoti ka paralajmëruar Qeverinë se “fundin e keni afer”.

Postimi i plotë:

Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.

Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër.

/GazetaSinjali/