image Hoti: Qeveria nuk ka zbatuar projektet e veta kapitale dhe ka penguar komunat

Politikë

Hoti: Qeveria nuk ka zbatuar projektet e veta kapitale dhe ka penguar komunat

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se qeveria i ka penguar komunat për të bërë investime kapitale në dy mënyra.

Në një status në Facebook, Hoti ka shkruar se Ministria e Financave ua ka vonuar me muaj bartjen e mjeteve komunave.

“Kërkesat e komunave për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake kanë pritur me muaj për miratim nga Ministria e Financave, duke humbur muajt e verës kur është koha optimale për kryerjen e projekteve kapitale. Kur janë miratuar kërkesat, është bërë tepër vonë për të kryer procedurat e prokurimit dhe zbatuar ato projekte brenda vitit. Sipas ligjit, është e drejtë ekskluzive e komunave për të vendosur se për çfarë do t’i përdorin të hyrat vetanake. Kërkesat për bartje të të hyrave vetanake miratohen sipas procedurave formale ligjore dhe nuk i nënshtrohen diskrecionit të Ministrit të Financave”, ka deklaruar ai.

Tutje ai ka shtuar se qeveria e ka mbajtur të bllokuar OSHP-në duke bllokuar kështu edhe projektet kapitale.

“Qeveria e ka mbajtur të bllokuar shumë gjatë Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke bllokuar shumë projekte kapitale për të cilat ka pasur ankesa. Kjo e ka vonuar edhe më tutje zbatimin e projekteve kapitale qendrore dhe lokale”, ka thënë ai.

Sipas tij shpenzimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historikisht prej 9%. Ndërkaq, sot në Pejë, Qeveria u kërkon Kryetarëve të Komunave Qeveria t’u bëjnë presion kompanive që të kryejnë punët në terren për projekte që janë të komunave.

/GazetaSinjali/