image Hoti: Qeveria do të avancojë Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal

Kosovë

Hoti: Qeveria do të avancojë Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për nisjen e bashkëpunimit formal me Kongresin e Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg, për promovimin e standardeve evropiane të demokracisë lokale.

Sipas Hotit, përmes këtij bashkëpunimi do të vlerësohet niveli i zbatimit të parimeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, si dhe do të zhvillohet udhërrëfyesi për komunat dhe institucionet për të fuqizuar demokracinë lokale në Kosovë.

I pari i ekzekutivit thotë se përmes këtij bashkëpunimi komunat po ashtu do të ndihmohen për të forcuar kapacitetet e tyre, duke shkëmbyer praktikat më të mira me komuna në vendet e BE-së.

Hoti ka premtuar se qeveria që ai udhëheq do të ndihmojë në këtë drejtim, duke avancuar Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal dhe rregullativën tjetër ligjore.Gazeta Sinjali/