Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në “Javën e Krenarisë”, përmes një postimi në Facebook ka thënë se promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të komunitetit LGBTIQ+ është një përgjegjësi integrale e të gjitha institucioneve në vend, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai shkruan se angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me një përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, ka treguar një rritje të vazhdueshme të veprimtarive që kanë avancuar të drejtat e qytetarëve të këtij komuniteti.
“Në këtë kontekst, Republika e Kosovës ka konsoliduar kornizën ligjore me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili siguron promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe komunitetin LGBTIQ+”, ka shkruar Hoti. /Gazeta Sinjali/