Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria që ai udhëheq është plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar që të drejtat e njeriut të jenë të përfaqësuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Hotit, programi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës për periudhën 2021-2025 pritet të miratohet së shpejti.
“Programi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës për periudhën 2021-2025, i cili pritet të miratohet së shpejti, është dokument strategjik që parashihet të jetë një katalizator, ku përcaktohen hapat konkretë që duhet të ndërmerren për të ndërtuar një strukturë që është koherente për promovimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, shkroi Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/