image Hoti: Pres që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë

Politikë

Hoti: Pres që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë

news image

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas dërgimit të Ligjit të Zyrtarëve Publikë në Gjykatën Kushtetuese, duke dhënë edhe argumentet e tij.

Më tej Hoti thekson se me këtë ligj, partia në pushtet ka vetëm një qëllim largimin e zyrtarëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë që janë të dëgjueshëm

Në profilin e tij Facebook Hoti shkruan se sot e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, i cili në fakt është ligj kundër zyrtarëve publik.

Ish- kryeministri ka dhënë edhe disa argumente:

1. Ligji e shton ndikimin politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë për shkak se: hiqet sistemi i karrierës, punësimi bëhet me mandat dhe futet rekrutimi i jashtëm për pozitat drejtuese.

2. Pozitat drejtuese që kanë kontrata të përhershme i nënshtrohen konkursit, e cila gjë bie ndesh me parimin e “të drejtave ligjore të fituara”, siç përcaktohet me ligjin në fuqi dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare të shërbimit civil ku rregullat nuk duhet të ndryshohen në dëm të personelit në detyrë.

3. Transferimi i përkohshëm mund të bëhet pa pëlqimin e zyrtarit, e cila gjë krijon mundësi për keqpërdorim të ligjit për interesa politike e personale të drejtuesve të institucioneve.

4. Procedurat disiplinore nuk kanë siguri dhe proporcionalitet, si dhe nuk dihen masat disiplinore specifike për çdo shkelje.

5. Qeveria nuk është koordinuar me BE-në në këtë reformë të administratës publike ashtu siç kërkohet me nenin 120 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

Hoti, ka shkruar se në të kaluarën ka pasur raste të ndërhyrjeve politike në punësim në administratë, por ato raste janë gjykuar apo janë në procedurë gjyqësore. Ndërkaq, me këtë ligj kjo ndërhyrje legalizohet.

“Me këtë ligj, partia në pushtet ka vetëm një qëllim: largimin e zyrtarëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë që janë të dëgjueshëm. Pres që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë këtë ligj”, ka shkruar ish-kryeministri.

/GazetaSinjali/