Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është zotuar se shumë shpejt do të nisë implementimi i 5.5 milionë eurove të planifikuara për ish të burgosurit politikë.
“Mjetet prej 5.5 milionë euro janë ndarë nga buxheti i paraparë si subvencione për ish të përndjekurit politikë. Nuk e di saktë pse s’ka ndodhur deri sot, por mjetet janë të ndara dhe duhet të sillen listat që i verifikojnë personat”, tha Hoti para deputetëve.
Ky zotim i Hotit erdhe pasi që deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, e ka pyetur kryeministrin se kur do t’iu njihet statuti i ish të burgosurve politikë dhe të marrin mjetet e parapara për këtë kategori./Gazeta Sinjali/