image Hoti premton mbi 1 miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

Kosovë

Ekonomi/ Hoti premton mbi 1 miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë

news image

I dekretuari për mandatar për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hoti, ka premtuar mbi 1 miliard euro për rimëkëmbjen e ekomonisë në vend, pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti thotë se fillimisht një pjesë e kësaj pakoje do të investohen në biznese aktive, ndërkaq më vonë do të investohet për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë. Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të shtuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Avdullah Hoti premton se me zbatimin e msave të kësaj pakoje do të përfshihen odat ekonomike, shoqatat e profesionistëve, institucionet akademike, komunat, investitorët nga diaspora dhe partnerët ndërkombëtar.

Hoti thotë se kjo pako është pjesë e programit të qeverisë së re dhe se do të procedohet në Kuvend menjëherë pas votimit të qeverisë.

“Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re. Kjo pako është pjesë e Programit të Qeverisë së Re, që është duke u harmonizuar me të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/