image Hoti: Policët qe 4 muaj s’i marrin shtesat e rrezikshmërisë, çdo ditë dërgohen në veri

Sociale

Hoti: Policët qe 4 muaj s’i marrin shtesat e rrezikshmërisë, çdo ditë dërgohen në veri

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky është muaji i katërt që policët e Kosovës nuk i marrin shtesat për rrezikshmëri në punë.

Sipas Hotit, kjo tregon mungesën e vullnetit dhe përgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri.

“Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë. Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

/GazetaSinjali/