image Hoti: Po thuhen të pavërteta rreth qasjes time për dialogun, dua të sqarohem

Kosovë

Hoti: Po thuhen të pavërteta rreth qasjes time për dialogun, dua të sqarohem

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se po thuhen të pavërteta lidhur me qasjen e kësaj qeverie karshi dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo qeveri ka hyrë në dialog me parime të qarta.

Gjithashtu thotë se këto parime janë se udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës e se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.

Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, ka shkruar ai.

/Gazeta Sinjali/