image Hoti: Po shqyrtojmë mundësinë për marrjen e masave në institucionet arsimore lidhje me koronavirusin

Kosovë

Deklaratë/ Hoti: Po shqyrtojmë mundësinë për marrjen e masave në institucionet arsimore lidhje me koronavirusin

news image

Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, ka thënë se bashku me ministren e Arsimit, Hykmete Bajrami, po shqyrtojnë nëse duhet të ndërmarrin masa parandaluese në institucionet arsimore, lidhur me koronavirusin.

Hoti përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, është shprehur se çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai më tej ka thënë se kjo do të diskutohet në mbledhje të qeverisë dhe do të ndërmerren masat e nevojshme.

“Cdo mase do te kordinohet me autoritetet shendetesore. Ne mbledhje te Qeverise do te diskutojme per kete ceshtje dhe do te ndermarrim masat e nevojshme”, ka shkruar ai në Facebook.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3109667415761258?__xts__[0]=68.ARCEBWmxr7bQO5sLWUCBZxkqV07u-N4sOiCA1f_YM3OeSWSCeCT4-2_SaX4Rg1v7XhPwLAHqg3r_j6ONmTQmxhWinFuuoZIR1PBnHXJjPXa6yhkN0vxGt8M-vbLIbIco-ayyX3LMtMHt5uWgVBggBSYYefOCS6QmFrq-sIGC6iBLu08IyFIDgErxGc6h7HHbCPNQcGNUU0rOXvk-pSYg-vlBTVd0wJZ1V0NLxZJOjK24xa6mijveIo1AtJ58L6Wq5Q8pZSZ5Zs7_g_J34qMABWBG-cl0XvgcstS0GjYdZUzFXTrKX8xNM0KVw9s2Q4VX7jdulB-x1GCDmgweCEJGCQ&__tn__=-R

Dy vajza të moshës 20 dhe 23 vjeçare që kanë ardhur nga Italia në Kosovë po trajtohen si raste të dyshuara me koronavirus. Lajmi është konfirmuar nga infektologu në Klinikën Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi./Gazeta Sinjali/