image Hoti përplaset me Muratin: Mos ma përmend as emrin e as mbiemrin në komunikimet e ardhshme

Politikë

Hoti përplaset me Muratin: Mos ma përmend as emrin e as mbiemrin në komunikimet e ardhshme

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në mënyrë të ashpër i është kundëvënë qasjes fyese të ministrit Hekuran Murati.

“Mos mu drejto më si z. Hoti. Mu drejto si deputet i opozitës, deputet i LDK-së.” – nisi fjalën e tij deputeti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

“Beso, unë po mundohem me gjetë zgjidhje. Por ti nuk po lë hapësirë me të respektu as si njeri, se lëre më si ministër.” – vazhdoi ndërkohë ai.

“Ti nuk flet me askënd në ministri. Ti e ke marrë vesh kur kanë fillu faturat me u gjeneru. E si mundesh ti me dalë në foltore dhe me i fy njerëzit? Ky s’është as komunikim njerëzor. Të kisha lutë mos ma përmend as emrin e as mbiemrin në komunikimet e ardhshme.” – pretendoi Hoti.

/GazetaSinjali/