image Hoti përkujton Xhemail Mustafën: Dija dhe angazhimi i tij ishte në funksion të së drejtës për liri e pavarësi

Politikë

Hoti përkujton Xhemail Mustafën: Dija dhe angazhimi i tij ishte në funksion të së drejtës për liri e pavarësi

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka përkujtuar Xhemail Mustafën në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dija, penda dhe angazhimi i tij ka qenë në funksion të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi.

Postimi i plotë:

Sot, përkujtojmë gazetarin, publicistin, shkrimtarin, këshilltarin dhe mikun e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Xhemail Mustafën.

Dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafës ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor dhe ndërkombëtar.

Do ta kujtojmë përherë sepse veprat e tij do të mbeten përjetësisht.

I përhershëm qoftë kujtimi për Xhemail Mustafën!

/GazetaSinjali/