Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përgëzuar nënshkrimin e marrëveshjes për financimin e “Autostradës së Paqes”, e cila do të lidhë Prishtinën me Nishin, nga udhëheqësi i Koorporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, Adam Boehler dhe udhëheqësja e Bankës për Eksport-Import, Kimberly Reed.
Hoti ka thënë se ky është një hap drejt përmbushjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
“Lajm i mirë drejt përmbushjes së marrëveshjes për normalizim ekonomik i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Ky projekt do të lidhë Nishin dhe Prishtinën”, ka shkruar Hoti në Twitter./Gazeta Sinjali/