image Hoti për Veselin: E di që edhe 100 jeta me i pas, të gjitha i shkrin për atdhe

Kosovë

Hoti për Veselin: E di që edhe 100 jeta me i pas, të gjitha i shkrin për atdhe

news image

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar aktakuzën ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se “ heronjtë e kanë fatin e shkruar me sfida”.

Shkrimi i plotë:

Heronjtë e kanë fatin e shkruar me sfida!

UÇK ka edhe emrin tuaj në emblemën e saj.

Kadri Veseli, pavarësisht çdo bindje politike tek secili që e ndjen veten shqiptar, me veprimtarinë tuaj për kombin shqiptar ju keni fituar epitetin e Heroit të gjallë. Të njoh, e di që frika nuk është opsion për ty, e di që edhe 100 jeta mi pas, të gjitha i shkrin për atdhe, e di që me krenari dhe kokën lartë do ta tejkaloni edhe këtë padrejtësi të poshtër që po ju bëhet juve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jemi në mbështetjen tuaj duke uruar nga zemra që ta kaloni edhe këtë sfidë.
Me plotë bindje, Ju jeni ndër heronjtë të gjallë të kombit tonë!/Gazeta Sinjali/