image Hoti për vërshimet: “Regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, kanë ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla

Politikë

Hoti për vërshimet: “Regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, kanë ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për vërshimet në disa qytete të Kosovës, ku ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e veprimeve të nevojshme.

Hoti ka cituar thënien e pushtetit “regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, duke thënë se ato regjime kishin ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla.

Për shkak të reshjeve, janë shkaktuar dëme në disa qytete dhe fshatra të Kosovës. Rreziku ende nuk ka kaluar. Kosova, në “regjimet e kaluara, gjatë 20 viteve të fundit”, e ka ndërtuar sistemin për reagim në situata të tilla. Reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe, rrjedhimisht, do të duhej të ishin ndërmarrë veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Të gjithë akterët duhet të jenë në teren në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje, si dhe për të riparuar dëmet në infrastrukturë dhe për të ndihmuar menjëherë rastet më në nevojë.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, disa qytete të Kosovës po ballafaqohen me situatë të rëndë për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Për shkak të reshjeve, janë shkaktuar dëme në disa qytete dhe fshatra të Kosovës. Rreziku ende nuk ka kaluar. Kosova, në…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, November 21, 2022

/GazetaSinjali/