image Hoti: Për ta rimëkëmbur ekonominë duhet ta thellojmë partneritetin me SHBA-në dhe Gjermaninë

Kosovë

Ekonomi/ Hoti: Për ta rimëkëmbur ekonominë duhet ta thellojmë partneritetin me SHBA-në dhe Gjermaninë

news image

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se pas vlerësimeve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rënie ekonomike gjatë këtij viti, nevojitet një plan për rimëkëmbjke për pesë vitet e ardhshme.

Sipas tij, ky plan duhet të identifikojë të gjitha burimet e financimit të rrijes ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se duhet të thellohet partneriteti politik dhe ekonomik me ShBA-në, Gjermaninë si dhe me vendet kryesore të Bashkimit Evropian, për të tërhequr investitorë institucionalë nga këto vende.

“Na duhet të fuqizojmë mbrojtjen e investitorëve dhe të sigurojmë marrëdhenie ekonomike të hapura e konkurrente me vendet në rajon, në mënyrë që investitorët që vijne në Kosovë të shohin perspektivën për qasje në tregun rajonal dhe me gjerë. Ne po punojmë në këtë plan”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3169518833109449