image Hoti për shfuqizimin e departamentit Anti-Korrupsion: Ka qenë antikushtetues

Politikë

Hoti për shfuqizimin e departamentit Anti-Korrupsion: Ka qenë antikushtetues

news image

Në konferencën e jashtëzakonshme për media, kryeministri, Avdullah Hoti ka folur edhe për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion që funksiononte në kuadër të Policisë së Kosovës.

 “Ka qenë antikushtetues. Pushtetet janë të ndara. Përmes këtij vendimi brenda PK janë kritikuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë. Unë ju garantoj që jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë, më lejoni të them që nuk keni parë gjë akoma sa i përket vendimeve për kthim të ligjshmërisë”, theksoi Hoti.

Shfuqizimi i Departamentit Special Anti-Korrupsion nga Qeveria Hoti u kritikua nga shoqëria civile, nga EULEX-i e nga Bashkimi Evropian. /Gazeta Sinjali/