Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kujtuar presidentin historik, Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e vdekjes së tij, si atin themeltar të shtetit të Kosovës.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Filozofia politike e tij – duke promovuar paqen por duke mbrojtur “pragun e shtëpisë”, si dhe i palëkundur në qëllimin e tij për shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, që jeton në fqinjësi të mirë, i integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – e bën atë mendimtarin, politikanin dhe patriotin më të madh të historisë më të re të shqiptarëve”.
Sot janë bërë 16 vite nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vdiq më 21 janar të vitit 2006./GazetaSinjali/