image Hoti për postin e presidentit: Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve

Politikë

Hoti për postin e presidentit: Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve

news image

Kreu i ekzekutivit Avdullah Hoti ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një konference për media pas takimit me odat ekonomike në Kosovë ka folur rreth një marrëveshje të mundshme me partitë politike për gjetjen e konsensusit rreth kandidatit për të parin e vendit.

“Jemi në përpjekje për të tejkaluar situatën për takim. Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve”, u shpreh Hoti.

Ai po ashtu, ka bërë të ditur se për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nuk është bërë asnjë marrëveshje me partitë politike ose grupet parlamentare për votim, përveç asaj që është bërë për amendamentimin e këtij ligji.

/Gazeta Sinjali/