image Hoti për Osmanin: Jashtë LDK-së nuk do të ketë asnjë të ardhme politike, pres që të kthehet një ditë

Politikë

Hoti për Osmanin: Jashtë LDK-së nuk do të ketë asnjë të ardhme politike, pres që të kthehet një ditë

news image

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen brenda 40 ditëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti u shpreh se në këto zgjedhje presin një rezultat të mirë pasi që, sipas tij, janë të mobilizuar si parti. Kurse për kandidatin për kryeministër ai ka thënë se është diskutuar shumë në këtë subjekt politik dhe është arritur në një konsensus të brendshëm.

“Nuk do ta quaja hezitim, por unë kam kërkuar që të diskutojmë brenda partisë për të marrë vendimin më të mirë në rrethanat në të cilat jemi, sepse vetëm kështu e mbërrijmë konsensusin e brendshëm. Është një vendim i përbashkët”, ka thënë Hoti në Televizionin Publik.

Ai foli edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga kjo parti, duke u shprehur se çdo largim i anëtarëve e dëmton LDK-në, por që sipas tij të gjithë ata që janë larguar nuk kanë pasur një fat të mirë, kurse u shpreh se ajo një ditë do të kthehet në këtë subjekt politik.

“Jam i bindur se Osmani jashtë LDK-së nuk do të ketë asnjë të ardhme politike. Pres që edhe ajo të kthehet një ditë në LDK”, tha ai./Gazeta Sinjali/