image Hoti për Osmanin: Është për keqardhje kur nuk e respekton rendin shtëpiak

Politikë

Hoti për Osmanin: Është për keqardhje kur nuk e respekton rendin shtëpiak

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se veprimet e Vjosa Osmanit janë për keqardhje sepse paraqitja e saj ka dëmtuar imazhin.

Hoti i pyetur nëse ka hatërmbejtje me sjelljen e kryeparlamentares Osmani, e cila nuk e mbështeti mocionin e mosbesimit të inicuar nga LDK, ai tha se nuk është formë e të vepruarit të tij politik, por se sjellja e saj është për keqardhje.

“Abstolutisht jo, asnjëherë s’kam pasur si formë të vepruarit politik, hatërmbejtje, është pak për keqardhje sjellja e saj, sepse e ka dëmtuar procesin si formë të paraqitjes, sepse ajo i ka paraprirë zgjedhjeve të fundit, gjithashtu është kryetare e Kuvendit nga LDK-ja. Është për keqardhe kur nuk e respekton rendin shtëpiak”, u shpreh Hoti në Pressing.

Më tutje, Hoti theksoi se LDK-ja asnjëherë nuk përjashton njerëz nga partia, përkundrazi, sipas tij, LDK-ja është parti që ndërton struktura të nevojshme.

‘Nuk njihet LDK-ja si parti që përjashton njerëz nga partia, secili në LDK zgjedh rrugën e vet, Osmani ka zgjedhur të sajën”, tha ai./ Gazeta Sinjali/