Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për organizimin e tubimeve zgjedhore të partive politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, në kohë pandemie, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse fotografitë dhe videot e postuar në rrjete sociale, po shfaqin të kundërtën, Hoti tha se po mundohen maksimalisht që t’i respektojnë masat antiCOVID.
“Drejt me thanë, po mundohemi maksimalisht që në këtë salla, hapësira të hapura të mbajmë maska, distancë. Por në shumë raste, po ka qytetarë që po vijnë në mënyrë të natyrshme në ato tubime”, tha Hoti në KTV, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/