Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kujtuar masakrën e forcave serbe në Rahovec.
Hoti tha se kriminelët do ta marrin atë që e meritojnë dhe se drejtësia do të mbisundojë si në tokë ashtu edhe në qiell.
“Kjo datë na kujton masakrën e forcave serbe në Rahovec, që u pasua me të tjera masakra në mbarë Kosovën, deri në çlirimin e plotë në qershor 1999.
Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell”, ka shkruar kryeministri. /Gazeta Sinjali/