image Hoti për marrëveshjen e Washingtonit: Ai që e kundërshton, promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë

Politikë

Hoti për marrëveshjen e Washingtonit: Ai që e kundërshton, promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar raportin e studimit të fizibilitetit të realizuar nga ekspertët amerikanë lidhur me përdorimin e liqenit të Ujmanit nga Kosova e Serbia, përcjell Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se kushdo që e refuzon marrëveshjen e nënshkruar në SHBA, promovon interesa ruse e kineze.

Po e them qartë dhe drejtpërdrejt ai që e kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit, me vetëdije ose pavetëdije promovon interesa ruse dhe kineze në Kosovë dhe në regjion. Ai që e refuzon, e kundërshton këtë marrëveshje promovon këto interesa në regjion a e bën me vetëdije apo jo unë nuk e di atë, por kjo është e vërteta”, ka thënë Hoti për InDoks.

Tutje ai është shprehur se kritikat në të kaluarën për këtë marrëveshje ishin të pabaza, bëheshin për kauza lokale e agjenda të caktuara.

Po kjo është pika në marrëveshjen që është nënshkruar në vitin e kaluar në shtator në Shtëpinë e Bardhë, e cila atëherë është kritiku pa asnjë bazë, pa asnjë argument valid thjeshtë për shkaqe të kauzave lokale, politike agjendave të caktuara politike në vend me tendencën për të kriju perceptime të caktuara”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/