image Hoti për Kurtin dhe Osmanin: Duhet të marrin përgjegjësi sikur çdo politikan kur dështon

Politikë

Hoti për Kurtin dhe Osmanin: Duhet të marrin përgjegjësi sikur çdo politikan kur dështon

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë, pavarësisht edhe nëse i kushton politikisht atij dhe partisë së tij.

Hoti tha se njerëzit presin nga qeveria veprime shtetërore që forcojnë lidhjet me ShBA-në dhe BE-në e që sa më parë Kosova të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

“Në mbrojtje të interesit shtetëror në çdo situatë — edhe kur kjo më kushton politikisht mua dhe partisë time. Nuk kam pasur asnjëherë mëdyshje se duhet rreshtuar në mbrojtje të interesit të shtetit të Kosovës, e jo në mbrojtje të interesave partiake e individuale duke mashtruar qytetarët. Njerëzit presin nga Qeveria vendime të matura e politika të mira që rrisin punësimin e pagat, që përmirësojnë arsimin e shëndetësinë. Presin veprime shtetërore që forcojnë lidhjet tona me ShBA-në e BE-në që sa më parë të bëhemi anëtar të BE-së e NATO-s”, ka shkruar Hoti.

Tutje, Hoti tha se secili politikan duhet të  marrë përgjegjësi edhe kur dështon, siç është sipas tij, kryeministri Kurti e presidentja Osmani aktualisht.

“Njerëzit nuk duan konfrontim me aleatin që siguron ekzistencën e shtetit të Kosovës. Qytetari i Kosovës meriton t’i thuhet e vërteta. Secili politikan që ka përgjegjësi institucionale duhet të ketë forcë morale të marrë përgjegjësi edhe kur dështon, siç është rasti aktualisht me binomin Kurti-Osmani”, ka përfunduar Hoti.

/GazetaSinjali/